Krishtlindjet në kufi me Serbinë për ushtarët amerikanë

Aktuale

Krishtlindjet në kufi me Serbinë për ushtarët amerikanë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:41
Ushtarët amerikanë

E festën e Krishtlindjeve këtë vit në Kosovë, do ta shënojnë edhe shumë ushtarë amerikanë. Ndryshe nga familjet e tyre, kjo festë këta i gjeti duke patrulluar në vijën kufitare me shtetin serb. Ushtarakët thonë se ndjejnë mall për familjen por shprehen të lumtur që po i shërbejnë paqes në Kosovës.

Terreni nuk është i lehtë.

Edhe kushtet atmosferike janë të rënda.

Por, kjo nuk ishte pengesë këtë vikend për këta ushtarë amerikanë.

Edhe të dielën këta vazhduan patrullimet afër kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë formë, krishtlindjet e këtij viti, ushtarët amerikanë do t’i kalojnë në Kosovë.

Të  qenit larg familjes në kohë festash, thonë se nuk është e lehtë.

“Është e vështirë të jesh larg shtëpisë gjatë festive, por ne kemi një mision të rëndësishëm përpara dhe jemi të lumtur që jemi këtu. Do të vazhdojmë të punojmë gjatë pushimeve dhe të kemi festimet tona, por pas tyre shpejt do të kthemi të punojmë menjëherë” thotë ushtari amerikan

E nga ushtar tjetër i ri amerikan, nga Kosova, po ua uron krishtlindjet familjes në Amerikë.

“Ne jemi në Kosovë që një kohë dhe do të doja t’ua uroja festën gruas time, nënës, babait, motrës dhe vëllait. Dua t’iu tregoj që po më mungon fakti që nuk e rregulluam bredhin së bashku, apo nuk bëm biskota për Krishtlindje. Ju dua shumë”, uron Ryan.

Këto patrullime të shtuara të KFOR-it në kufirin me shtetin serb, vijnë pas ngjarjeve të fundit në Banjska të Zveçanit.

E pasi u siguruan se gjithçka është në rregull, në një terren me të lehtë, vjen edhe patrullimin me veturë.

Nuk vonon shumë, vjen edhe konfirmimi se situata është nën kontroll.

E atmosferë më festive, u pa të dielën në kampin amerikan të “Bondsteel”-it.

Këtu, kanë filluar edhe dekorimet e para për festën e Krishtlindjeve.

Mall për familjen, po ndjen edhe togerja amerikane, Marta.

Familjes krishtlindjet po ua uron, vetëm përmes telefonit.

Nëse tani do t’u tregoja se sa e vështirë ishte për mua, do të filloja të qaja. Po provoj ta shpërqendroj vetën vetëm më punë këtu, dhe kjo është e rëndësishme. Këtu po bëjmë gjëra festive me dekorime me ushtarët që janë gjithashtu larg familjeve të tyre, në mënyrë që ta shijojmë festën”, thotë Martha, ushtare amerikane në Kosovë.

Ndryshe, pas sulmeve të fundit të një grupi terrorist serb në Banjska, KFOR-i ka rritur prezencën ushtarake në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat