Mbi 2 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë këtij viti

Aktuale

Mbi 2 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë këtij viti

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 10:01
Ilustrim

Për shkak se në shumicën e shteteve evropiane nuk lejohet dyshtetësia, shumë kosovarë gjatë 2023 hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës.

2  mijë e 938 persona u liruan nga shtetësia.

Kështu thonë nga MPB-ja për Front Online.

“Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 2,938 persona”.

Nga fillimi i këtij viti e deri më tani 654 qytetarë kanë marrë shtetësi kosovare.

“Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023, kanë aplikuar 1,174 persona për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe prej tyre 654 persona kanë marrë shtetësinë e R. Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ndryshe, që nga tetori i 2022-tës deri në fund të janarit të 2023-tës Kosova është përballur me mungesë të materialeve për prodhimin e disa dokumenteve si pasaporta, patentë-shoferët e letërnjoftimeve.

MPB pati bërë të ditur me 26 janar se gjatë asaj jave ishte pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat