​Mbahet mesha e ditës së Krishtlindjes, famullitari Qerkini: Festë e jetës

Aktuale

​Mbahet mesha e ditës së Krishtlindjes, famullitari Qerkini: Festë e jetës

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:59
Don Agim Qerkini

Në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e ditës së Krishtlindjeve, e udhëhequr nga famullitari Don Agim Qerkini.

Derisa lutjet u bënë për paqe në botë, Qerkini tha se fëmijët janë ata që më së bukuri i përjetojnë Krishtlindjet.

Qerkini: Më së bukuri i përjetojnë festat fëmijët

"Kush janë ata që më së bukuri i përjetojnë festat, dhe me këtë rast festën e Krishtlindjeve, janë fëmijët. Na kujtohet edhe të gjithëve neve përvoja e kremtimit të kësaj feste kur ishim fëmijë, me sa gëzim merrnim pjesë, por nga kjo buron një gjë tjetër, të gjithë ne do të duheni me shpirtin e tyre t’i përjetojmë këto festa e t’i festojmë sepse ata janë të pafajshëm", tha ai.

Me këtë rast, ai uroi Krishtlindjet, duke thënë se kjo festë vazhdon deri në pagëzimin e Krishtit.

Qerkini: Krishtlindja vazhdon si e kremte si kohë liturgjike deri në ditën e pagëzimit të Krishtit

"Iu uroj të gjithëve për shumë mote Krishtlindjet, Krishtlindja vazhdon si e kremte si kohë liturgjike deri në ditën e pagëzimit të Krishtit që është mesi i janarit. Në këtë frymë të keni bekimin e Zotit në jetë e në familjen tuaj. Zoti qoftë me ju”, tha ai.

Pas kremtimit të Krishtlindjeve në Katedralen “Shën Nëna Terezë” në Prishtinë, famullitari Don Agim Qerkini, uroj të gjithë besimtarët Krishtlindjet.

Qerkini: Krishtlindja, festë e jetës

“Kjo festë është festë e jetës dhe siç e thashë edhe në meshën që kremtuam tashmë. Shën Nënë Tereza të gjithë jetën e sajë e vuri në shërbim të jetës dhe në këtë kuptim vet Zoti është hyj i jetës, dhe na ndihmon dhe na fton të gjithë neve, vihemi në shërbim të këtij virtyti duke vlerësuar vërtet lartë dhe vlerat tjera që i përbëjnë atë prandaj me urimet më të përzemërta uroj që paqja dhe mirëkuptimi dashuria mes njerëzve të mbizotëroje dhe që Krishti, drita e botës e princi i paqes të sjell paqe në botë mbarë”, uroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat