Rrustemi: Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që sulmuan në Banjskë

Aktuale

Rrustemi: Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që sulmuan në Banjskë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 15:49
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka publikuar një video ku një grup serbësh shihen teksa bisedojnë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Rrustemit, këto pamje janë të 2021-s, e sipas tij, ndër ta ishte edhe Vladimir Radojeviq, i njohur si “Mami”, që ditë më parë u evidentua si pjestar i Mbrojtjes Civile” dhe një nga drejtuesit e “Brigadës së Veriut”.

“Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrëfeheshin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën ‘Mami’”, ka shkruar deputeti i partisë në pushtet.

“Mamit”, pjesë e organizatave që Kosova i ka shpallur terroriste, i është gjetur telefoni në vendi ku është iniciuar aktivizimi i minës, nga e cila është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Prezenca e tij në sulm është dëshmuar edhe nga imazhet e xhirimeve me dron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat