Dyshimet e para si humbën jetën çifti bashkëshortor në Junik

Aktuale

Dyshimet e para si humbën jetën çifti bashkëshortor në Junik

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Çifti bashkëshortor, Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj, dyshohet se kanë vdekur si shkak i rrymës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës.

Për rastin ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.

“Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Shehut.

Ata janë gjaetur të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat