Narko-karteli ballkanik – Çfarë rreziku po e pret rajonin sipas Dritan Abazoviq?

Aktuale

Narko-karteli ballkanik – Çfarë rreziku po e pret rajonin sipas Dritan Abazoviq?

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 23:00
Dritan Abazoviq

Politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka thënë se opinioni publik jo vetëm nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina do të befasohet me atë që do të del në të ardhmen.

“Narko-karteli në evidencën e ndërkombëtareve quhet Narko- karteli ballkanik, nuk ka të bëjë vetëm me një shtet pasiqë këto janë shtete tranzite dhe këta njerëz bëjnë depërtimin nga Amerika Latine në këtë rajon dhe distribuimin në Evropë”, ka thënë Abazoviq.

Ai tutje tha që ka pasur aksione në Serbi dhe Bonsje dhe Hercegovinë dhe në të ardhmen mund të këtë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

“Në të ardhmen, shumë gjëra interesante në këto shtete do të dalin dhe shumica do të bëhen për periudhën para vitit 2020 dhe 2021”, ka thënë ai tutje.

Abazoviqi tha tutje se kjo është arsyeja e sulmeve ndaj tij në Mal të Zi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat