Berisha për sondazhin e fundit: Propagandë e VV-së, Kurti nuk do ta ketë shansin kurrë t’i marr votat përsëri

Aktuale

Berisha për sondazhin e fundit: Propagandë e VV-së, Kurti nuk do ta ketë shansin kurrë t’i marr votat përsëri

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 09:15
Hisen Berisha

UBO Consluting ka publikuar të hënën sondazh me përqindje të partive politike që nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel rezultatet këto do ishin.

Lëvizja Vetëvendosje do të printe e para në listë me 48.5 %, pas saj e dyta me radhë, Partia Demokratike me 18.2%.

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta me 17.9% ndërsa Aleanca për Ardhmërinë renditet e katërta me 6.8%.

Këto rezultate kanë bërë që partitë opozitare të reagojnë ashpër.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha sondazhin e publikuar të UBO-së e ka quajtur propagandë të VV-së.

Ai tha se ky mekanizëm është për ta mbajtur nën kontroll masën e njerëzve me spekulime.

Hiseni ka kërkuar nga shoqëria civile e qytetarët ta demaskojnë këtë sondazh.

“Në garat politike ekzistojnë spekulimet, propagandën e kanë mekanizmin për mbajtjen nën kontroll të masave. Ky sondash nuk qëndron në nivelin e votave që i kanë marr si rezultat i propagandës dhe mashtrimit. Duhet mobilizim i shoqërisë civile, qytetareve e mediave me damasku këtë”, tha Berisha.

Kurti nuk do ta ketë shansin t’i marr më kurrë votat e qytetarëve me mashtrime, thotë Berisha.

“Se ajo çka arriti për 3 vjet është varfërimi i popullit, shkatërrimi ekonomik e politik e kthimin e Serbisë në Kosovë. Cili do person të shtyhet me Kurtin në votë do ta dijë që ky njeri kurrë s’do ta ketë shansin me i marr votat e qytetarëve me gënjeshtra e mashtrim nuk merret vota”, thotë ai.

E nga LDK-ja, kryetari Lumir Abdixhiku e ka quajtur propagandë sondazhin e publikuar, derisa ka prezantuar matjet që ata si LDK kanë bërë.

“Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë: Prishtinë 35%, Lipjan 42%, Podujevë 35%, Obiliq 36%, Fushë Kosovë 34%”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Prokuroria të ndërhyjë dhe të hetojë se prej nga janë marrë paratë për këto matje të opinionit publik, ngase siç thotë ai një hulumtim i thjeshtë sot kushton prej 25 e deri në 50 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat