Dimal Basha e quan Agim Aliun “njeri të pamençur”: S’ka plan për zhvillim, veç çel bira

Aktuale

Dimal Basha e quan Agim Aliun “njeri të pamençur”: S’ka plan për zhvillim, veç çel bira

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 17:13
Dimal Basha

Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar zhvillimet infrastrukturore në qytetin e Ferizajit.

Kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun, e ka kritikuar për mungesë të planit për zhvillim.

Tutje, ai ka shkruar se qyteti i Ferizajit është nda me “mur kinez, edhe si pasojë ka vdek sheshi!”

Postimi i plotë:

E ka nda qytetin me mur kinez, edhe si pasojë ka vdek sheshi!

Paramendo, sheshi i dekoruar me stoli dhe me hapësira për këmbësorë ka mbet komplet i zbrazur, kurse një parking i kerreve në Village nuk po e ze komplet Ferizajin!

Kjo është pasoja e një njeri t’pamençur që s’ka plan për zhvillim, po veç çel bira tu na shti neve nën tokë, e trenin me një mur në mes mbi tokë! Tash ky mur e ka vdek gjysmën e qytetit!

Dil nesër Kryetar ndaja vetes një dekoratë për dështim edhe leje këtë punë se nuk është për ty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat