Prova kryesore për rastin e Donjeta Pajazitajt në SHBA, reagon ashpër familja

Aktuale

Prova kryesore për rastin e Donjeta Pajazitajt në SHBA, reagon ashpër familja

Nga: M.L. Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 17:19
Donjeta Pajazitaj

Rasti i rëndë i vrasjes së 24-vjeçares, Donjeta Pajazitaj, nga fshati Strellc i Deçanit vazhdon të mos zbardhet.

Donjeta u vra në vitin 2015, ndërsa fmiljarët e saj ende nuk kanë marr përgjigje nga organet e drejtësisë për rastin ku fillimisht ishte akuzuar kushëriri i saj, Naser Pajazitaj, i cili u lirua nga akuza për vrasje të rëndë në prill të këtij viti.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha të martën se prova kryesore e kësaj çështjeje penale tashmë është dërguar për ekzaminim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Provën kryesore të kësaj çështje penale, përmes ambasadës së SHBA-së, është dërguar për ekzaminim në SHBA që të kryhet në institucionin më të lartë ekzaminimi i kësaj prove dhe pasi ta pranojmë raportin do të merren edhe veprimet ligjore konform të gjeturave të këtij raporti”, tha Nikçi.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reguar vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj, i cili e konsideron si “hajgare” veprimin e Prokurorisë.

Ai pyet se përse Prokuroria nuk ka reaguar me kohë për këtë rast.

Prokuroria e Pejës paska vendos me bo hajgare mbas 8 viteve

1.Pse nuk u dërgua me kohë?

2.Çka punoi Prokuroria dhe pse dështoi?”, ka pyetur Shkëlqimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat