Alarmon gjenerali shqiptaro-amerikan: Plani i ndarjes së Kosovës do të ringjallet, nëse vjen në pushtet ky politikan

Aktuale

Alarmon gjenerali shqiptaro-amerikan: Plani i ndarjes së Kosovës do të ringjallet, nëse vjen në pushtet ky politikan

Nga: A.Zh Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 09:20
Harta e Kosovës

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka folur për planin e ndarjes së Kosovës, që ishte aktual në vitin 2020. Ai ka thënë se ky plan ishte i gatshëm në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, u thirrën në Uashington nga ish-presidenti Donald Trump dhe ish-ambasadori Richard Grenell.

Por, sipas tij, kjo “tradhti” u zbulua nga miqtë e Kosovës dhe plani dështoi. Mirëpo, ai nuk e përjashton mundësinë që plani i njëjtë të ngjallet, nëse vjen në pushtet Donald Trump dhe “grupi” i tij në Kosovë, përcjell Bota sot.

Lexojeni reagimin e plotë të Maralushës, në Facebook:

Trumpi, Kryesia e LDK-së dhe ajo e PDK-së kur u thirrën në Uashington në shtator 2020, shitja dhe ndarja e Kosovës ishte një plan i gatshëm dhe i përgatitur, që Thaçi / Avdullah Hoti e pranuan duke deklaruar se janë në favor të “Zajednicës”, një projekt i menduar dhe hartuar në Beograd dhe i mbështetur nga klika e Trumpit dhe Grenellit.

Serbia, ra dakord që t’i fshijë me fshesë të gjitha akuzat që i kishte bërë kundër Thaçit dhe klikës së tij. Serbët e kishin vetëm një kërkesë, “Ne duam që të fuqizohet komuniteti serb”.

Problemi ishte te LDK-ja, që nuk i besonte Serbisë dhe që ishte kundër. Por, kjo ndryshoi kur Avdullah Hoti me harmonikashin, erdhën në Uashington dhe biseduan me grupin e Grenellit. Grupi i Grenellit ia mbushi mendjen delegacionit se nuk do të ketë “Zajednicë fuqiplotë” dhe delegacioni e hëngri “ka…” e Grenellit.

Kur disa miq të Kosovës (brenda dhe jashtë), e zbuluan tradhtinë, çdo gjë doli në shesh dhe plani dështoi. Por, ky plan djallëzor prapë do të ngjallet dhe do të bëhet një ligj aktual, në qoftë se vjen në pushtet klika e Trumpit/Grenellit dhe këlyshët e tyre në Kosovë (unë e shti në këtë grup edhe një mik jo të ndershëm të Kosovës – Edi Ramën). Prandaj, unë jam kundër çdo dialogu me Serbinë. Kosova duhet të mbështetet në patriotizmin dhe dinjitetin e saj.

Se edhe kësaj radhe, bota nuk do ta ndihmojnë kombin shqiptar, se i frikësohen rikthimit të një federate iliriane/dardane, në tërë gjërësinë e Evropës Juglindore.

P.s. i kërkoj falje lexuesit në qoftë se e kam mërzitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat