Arifi për vendimin për targat: Serbia po e heq imazhin e mos implementuesit të marrëveshjes

Aktuale

Arifi për vendimin për targat: Serbia po e heq imazhin e mos implementuesit të marrëveshjes

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:33
Avni Arifi

 Ish-kryenegociatori për dialog, Avni Arifi ka folur lidhur me çështjen e targave.

Ai tha se BE ka të drejtë që kërkon lëvizje nga Kosova pasi Serbia e ka implementuar marrëveshjen.

Arifi thotë se pala serbe do të shihet nga Brukseli që ka marr iniciativë konstruktive lidhur me targat.

“E kuptueshme se kur njëra palë tregon vullnet të mirë dhe implementon marrëveshje, Brukseli kërkon nga pala tjetër të njëjtën. Megjithatë pa marrë parasysh motivet (që nuk besoj se burojnë nga ndonjë konstruktivitet i palës Serbe) pala Serbe do të shihet nga Brukseli që ka marrë iniciativë konstruktive në këtë proces”, ka thënë Arifi.

Ish-kryenegociatori Arifi tha se ndryshe nga Kosova që është fokusuar në çështje simbolike, Serbia ka pasur tjetër synim.

“Kosova në 3 vitet e fundit në procesin e bisedimeve është fokusuar në çështje simbolike në atë masë sa që çështja e stikersave dhe tabelave të veturave u shndërruan në temë sigurie në qarqet kryesore që merren me tema të sigurisë evropiane. Serbia nuk e kishte at fokus. Ata kishin tema jo simbolike por substanciale pra Asociacionin e Kishën Serbe”, theksoi Arifi.

Arifi thotë se me vendimin e palës serbe për targat këta të fundit po e heqin imazhin se janë mosimplementues të marrëveshjeve që burojnë nga Brukseli.

“Me këto veprime simbolike Serbia po e heq imazhin e mosimplementuesit të marrëveshjes dhe për këtë në Bruksel e Washington do të ketë mirëkuptim të plotë në kërkesën e saj për implementimi rapid të Asociacionit”, u shpreh ai.

Ai tha se Vetëvendosja e vlerësojë lartë implementimin e marrëveshjes së Brukselit nga Serbia.

“Pika e parë e marrëveshjes së Brukselit është për tabela e stikersa, diploma dhe pasaporta e për të cilat implementimi nga ana e Serbisë nuk paraqet asgjë për të por një plus të madh të Bruksel dhe të LVV e cila e vlerësoj lartë implementimin e marrëveshjes së Brukselit nga ana e Serbisë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat