Halimi kritikon Qeverinë: Absurde që shërbimet sociale të rrezikojnë mbylljen

Aktuale

Halimi kritikon Qeverinë: Absurde që shërbimet sociale të rrezikojnë mbylljen

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:30
Sibel Halimi

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, gjatë ditës së enjte kanë adresuar një letër të hpaurt tek Qeveria e Kosovës duke kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm.

Për këtë ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, duke kritikuar Qeverinë, se “këta fëmijë i shfrytëzon për fushata e qëllime elektorale, ndërsa kur duhet të bëj diçka konkrete dhe bazike për ta, i braktis pamëshirshëm”.

“Fëmijët pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës në familje, abuzimit dhe keqtrajtimit rrezikojnë të mbesin në mëshirë të fatit.  Këtë fakt të trishtë e mësuam nga letra e hapur e dërguar sot nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në drejtim të Qeverisë. Është absurde që shërbimet sociale për pjesën më vulnerabël të shoqërisë të rrezikojnë mbylljen, në një kohë buxheti i shtetit trajtohet si thes dhuratash fundviti. 

Është po ky pushtet që këta fëmijë i shfrytëzon për fushata e qëllime elektorale, ndërsa kur duhet të bëj diçka konkrete dhe bazike për ta, i braktis pamëshirshëm. Politika shtetërore në Kosovë dhe njerëzorja nuk janë thjesht të ndryshme; janë bërë në fakt krejt e kundërta e njëra – tjetrës!”, ka shkruar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat