Kryeprokurori Isufaj: Unë e kam dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radojiçiqit, s’mund t’i bëj publike arsyet

Aktuale

Kryeprokurori Isufaj: Unë e kam dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radojiçiqit, s’mund t’i bëj publike arsyet

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 11:09
Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka konfirmuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radojiçiqit, por thënë se s’mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve. Ai ka thënë se urdhërarresti pastaj është rikthyer dhe po vazhdojnë hetimet.

“Unë e kam dhënë pëlqimin. Arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit”.

“Sa i përket udhërarrestit ndaj Radoiçiçit, ai është komplet çështje e brendshme e Prokurorisë, të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për rastet që ne i trajtojmë. Ai s’ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthyer”.

Isufaj ka komentuar edhe deklaratat e ish-prokurorit special, Sylë Hoxha, i cili kishte thënë se ka pasur njerëz që i kanë çuar fjalë për të tërhequr urdhërarrestin ndaj Radojiçiqit.

“Pyetne atë, pse ai s’ka ndërmarrë. Këtë informacion e kam marr prej mediave. Kurrë s’ma ka thënë mua. Secili që ka mundur t’i thotë diçka ka mundur ta arrestojë”.

Jsufaj, ka deklaruar se nuk është çështje e kryeministrit se kur ngritën aktakuzat e kur pushojnë hetimet.

Këtë përgjigje Isufaj e ka dhënë të premten në konferencën e fundvitit ku është pyetur për komentet e Kryeministrit Kurti, i cili tha se sistemi i drejtësisë përkundër informatave dhe fakteve s’ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terroristë në Bansjkë.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuat i ngrisim kur kryjmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”.

Më 19 shkurt 2021, Prokuroria Speciale kishte kërkuar revokimin e urdhërarrestit ndaj Radocicit ndërsa gjykata e kishte aprovuar këtë kërkesë më 23 shkurt 2021. Urdhërarresti ishte lëshuar në gusht të 2020-ës nën dyshimin se Radoiçiç ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat