Pamjet/ Lëndohen dy persona në qendrën e skijimit në Brezovicë, intervenon ShKKSh

Aktuale

Pamjet/ Lëndohen dy persona në qendrën e skijimit në Brezovicë, intervenon ShKKSh

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qytetarë të shumtë të vendin por jo vetëm, po shijojnë bukurinë e qendrës së skijimit në Brezovicë pas reshjeve të para e të dendura të borës për këtë sezon. Mirëpo bora dhe ngricat në këtë zonë malore jo për të gjithë po janë lehtë të përballueshme.

Dy persona janë lënduar gjatë ditës së djeshme në këtë qendër skijimi me ç’rast kanë intervenuar anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ShKKSh duke i uruar shërim të shpejt të lënduarve dhe duke shprehur gatishmërinë e tyre për intervenim në raste të tilla.

“Anëtarët e shoqatës të cilët janë në qendren e skijimit në Brezovicë kan intervenuar në dy raste të lëndimeve në pistat e skijimit. Shpresojmë në shërimin e tyre sa më të shpejtë. Jemi aty ku duhet të jemi”, thuhet në reagimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat