Haxhiu i reagon sërish Isufajt: Po të mos hiqej fletarresti më 2021 ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023

Aktuale

Haxhiu i reagon sërish Isufajt: Po të mos hiqej fletarresti më 2021 ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 14:38
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar edhe njëherë në lidhje me deklarimin e Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufajt, i cili tha se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit të Milan Radoiqçiq në vitin 2021.

Haxhiu, ka kërkuar nga Isufaj që në vend të reagimeve të përgjigjet që pse u tërhoq urdhërarresti për Radoiçiqin.

“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, shkroi Haxhiu.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë dje se është për t’u  habitur fakti se edhe pse Radoiçiqi e ka pranuar pjesëmarrjen në sulm, ende nuk ka aktakuzë.

Përndryshe, Isufaj dje në konferencën e fundvitit pranoi që kishte dhënë pëlqimin, duke mos dhënë komente për arsyeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat