Eksperti amerikan: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi vetëm me ndërmjetësimin e plotë të këtij shteti

Aktuale

Eksperti amerikan: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi vetëm me ndërmjetësimin e plotë të këtij shteti

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 10:34
David Phillips

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, është pyetur edhe për qëndrimin e tij lidhur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka dhënë një përgjigje indirekte duke vënë në pah marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

Philips tha se Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara dhe se nevojitet masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur këtë marrëdhënie të veçantë.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Nevojiten masa të jashtëzakonshme për të ruajtur këtë marrëdhënie të veçantë dhe për të avancuar bashkëpunimin në çdo çështje”, ka thënë David Phillips.

E duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Phillips konsideron se ajo mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin e plotë të ShBA-së në

“Një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet nëse SHBA përfshihet më plotësisht si ndërmjetës”, ka thënë Phillips.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat