Për 23 vite iu mohua e drejta e fituar me gjak, avokati Gazmend Halilaj triumfon me rastin e të plagosurit në Koshare

Aktuale

Për 23 vite iu mohua e drejta e fituar me gjak, avokati Gazmend Halilaj triumfon me rastin e të plagosurit në Koshare

Nga: A.Zh Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Zanë Mali dhe Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj, ka treguar se klienti i tij, një invalid i luftës, ka fituar këtë status, pas 23 vitesh.

Ai ka thënë se gjatë gjithë kësaj kohe, atij i ishte mohuar e drejta e fituar me gjak, por se rastin tani e ka fituar ai, bashkë me një kolege, përcjell Bota sot.

“I plagosur në Koshare më 1999, për (23) vite i’u, mohua e drejta e fituar me gjak…

Por, ne i mbrojmë duke i’u dalë në ndihmë kur ata kanë nevojë, me kapacitetin tonë intelektual e njerëzor.

Një rast i fituar dhe punuar me përkushtim unë dhe kolegia Zanë Mali.

E gëzofsh statusin e invalidit të luftës, klienti ynë”, ka shkruar Halilaj në një postim në Facebook, së cilit avokati ia ka bashkangjitur edhe një fotografi me kolegen e tij Zanë Mali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat