Pamjet/ Ushtarët italianë kryejnë stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit

Aktuale

Pamjet/ Ushtarët italianë kryejnë stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 13:08
Ushtarët italianë kryejnë stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit

Ushtarët italianë pjesë e misionit të KFOR-it në kanë përfunduar disa stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit.

KFOR ka njoftuar se stërvitjet kanë zgjatur disa orë ku edhe kanë bërë demonstrimin e disa aktiviteteve në ujë.

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO së fundi kreu stërvitje specifike në liqenin e Ujamanit”, thuhet në njoftim.

Image
Ushtarët italianë kryejnë stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit

KFOR njofton se ushtrimet kanë zgjatur rreth katër orë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat