Ndërrimi i moteve i gjeti në krye të detyrës, kështu e pritën Vitin e Ri disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Aktuale

Ndërrimi i moteve i gjeti në krye të detyrës, kështu e pritën Vitin e Ri disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Më: 1 janar 2024 Në ora: 08:46
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Drejtori Gazmend Hoxha

Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha mbrëmë për ndërrimin e moteve ka vizituar disa nga pjesëtarët e PK-së të cilët nata e Vitit të Ri i gjeti larg familjeve të tyre, por në krye të detyrës për të ofruar siguri e rend në vend.

Hoxha dhe stafi menaxhues për të qenë pranë e për t’ju ofruar mbështetjen nga afër për punën dhe përkushtimin e tyre, vizituan pikën kufitare në Jarinje, kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi si dhe disa nga zyrtarët policorë në terren.

"Për të qenë pranë zyrtarëve policorë edhe në këtë kohë dhe për t’ju ofruar mbështetjen nga afër për punën dhe përkushtimin e tyre, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA dhe stafi i lart menaxhues vizituan pikën kufitare në Jarinje, kryetarin e komunës së Leposaviqit e Bistricën si dhe zyrtarët policor në terren të cilët edhe gjatë festës së vitit të ri ndodhen në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtje të sovranitetit shtetror.

Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja e pak momenteve festive me eprorët dhe zyrtarët në detyrë si një familje e madhe policore, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore në mënyrë sa më profesionale.

Në emër të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë kolonel HOXHA, ju uron të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës festën e Vitit të Ri, e gjithashtu edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe u garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendit, për ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat