Gërvalla: E falënderoj qytetarin që e nxorri vendin nga moqali i krimit, hap ky që ndikoi në liberalizimin e vizave

Aktuale

Gërvalla: E falënderoj qytetarin që e nxorri vendin nga moqali i krimit, hap ky që ndikoi në liberalizimin e vizave

Më: 1 janar 2024 Në ora: 10:39
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, hap ky që ka hy në fuqi sot.

Ajo ka qenë në aeroporin “Adem Jashari”, prej ku ka përcjellë 50 qytetarët që kanë shkuar në Vjen, të cilët e kanë fituar udhëtimin e parë pa viza nga kuizi i BE-së.

“Në një ditë si e stomja, më takon të falëndroj të gjithë ata që kanë kontribuuar për liberalizimin e vizave. Të mos harrojmë që qytetari është ai kontribuuesi kyresor për këtë hap që fillon sot, sepse për ta nxjerr vendin nga moqali i krimit e korrpsionit, solli liberalizimin e vizave”, tha kryediplomatja Gërvalla.

Për çka shërbejnë udhëtimet pa viza?

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi.

Rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Schengen deri në pesë vjet.

Abuzime janë qëndrimi më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në Schengen, punësimi pa leje, përfshirja në veprimtari kriminale e të tjera.

Udhëtimet pa viza mund të realizohen edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.

Çfarë duhet të dini para udhëtimit pa viza?

Integrimi Evropian i Kosovës ka treguar se cilat janë dokumentet të cilat nevojiten për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.

Pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit, detajet e udhëtimit (dokumenti i biletës), dokumentet e veturës (nëse udhëtoni me veturë) dhe dëshmi për mjetet financiare. Këto janë pesë dokumentet që ju nevojitën.

Po ashtu, ju duhet të paraqitni edhe informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat