“Diçka po ziejnë psikopatët ekstremistë serbë”/ Alarmon Avdyli: Ja çfarë po ju kërkojnë vozitësve serbë me targa RKS

Aktuale

“Diçka po ziejnë psikopatët ekstremistë serbë”/ Alarmon Avdyli: Ja çfarë po ju kërkojnë vozitësve serbë me targa RKS

Nga: A.SH Më: 1 janar 2024 Në ora: 20:38
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka ngritur një shqetësim në lidhje me veturat me targa RKS.

Ai ka apeluar për kujdes, për qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin në rrugët e Serbisë me targa RKS.

Avdyli, theksoi se grupet ekstremiste serbe u kanë bërë apel vozitësve serbë me targa RKS që të vendosin shenja dalluese.

Postimi i plotë:

Kujdes:

Nëpër rrjetet sociale Serbe, grupet ekstremiste Serbe, të indinjuara që makinat që do hynë në Serbi janë me shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar me të madhe të bëjnë apel që shoferët Kosovarë me perkatësi Serbe, të vendosin shenja dalluese në makinat e tyre, si flamuj, kryqe apo ikona Serbe që të dallohen që janë Serbë.

Si duket qëllimi i tyre i errët është që t'i sulmojnë makinat me targa RKS.

Prandaj APELOJ te qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin nëpër rrugët e Serbisë me targa RKS, të kenë kujdes të shtuar.

Të mos ndalojnë në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të mos ndalin makinat kur ndalohen nga persona civilë, dhe të mos ndalin makinat nëse sulmohen nga grupe ekstremistësh skaj rrugëve apo ndalesave pranë autostradave.

Diçka po ziejnë, psikopatët ekstremistë Serbë, prandaj duhet vëmendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat