Basha lavdëron kryeministrin Kurti për targat

Aktuale

Basha lavdëron kryeministrin Kurti për targat

Më: 1 janar 2024 Në ora: 22:39
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti sa i përket lëvizjes së lirë të veturave me targat RKS përmes Serbisë.

Sipas tij, dikur ishin qytetarët e Kosovës ata që detyroheshin të vendosnin ‘stikersa’ për lëvizje në Serbi, derisa qytetarët serbë qarkullonin lirshëm me targa serbe në Kosovë.

“Sot shtetasit serb vazhdojnë të vënë stikersa në Kosovë, kurse qytetarët tanë qarkullojnë lirshëm me RKS në Serbi! Ndryshimi ka emër! Albin Kurti”, ka shkruar Basha.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar edhe Qeverisë së Kosovës që të marrë vendim për t’i lejuar targat e Serbisë të qarkullojnë në Kosovë, pa i mbulur. Por, kryeministri Kurti ka thënë se fillimisht do të shohin se si po e zbaton Serbia vendimin për targat RKS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat