Katër kryetarët që morën në duar komunat me shumicë serbe

Aktuale

Katër kryetarët që morën në duar komunat me shumicë serbe

Më: 2 janar 2024 Në ora: 00:02
Foto nga takimi

Anëtarësimi i Mitrovicës Veriore në Asociaciacionin e Komunave të Kosovës, nuk do të mund të mendohej po të mos ishin rrethanat që u krijuan në fund të vitit 2022 e pjesën e parë të vitit 2023.

Vendimi që u morr në gusht nga anëtarët e Asociacionit për ta pranuar atë, u parapri nga një proces zgjedhor, që pas shtyrjes fillestare, u mbajt më 23 prill, për t’i dhënë një pamje të re dhe të paparë në dekadën e fundit  të përfaqësimit politik në katër komunat e veriut.

Me dalje minimale, nga zgjedhjet, fitues dolën 4 shqiptarë për t’u bërë kryetarë komunash: Erden Atiç në Mitrovicën e Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq, Ilir Peci në Zveçan dhe Izmir Zeqiri në Zubin Potok.

Por, pavarësisht që gjatë procesit zgjedhor nuk pati probleme, ato u shfaqën në momentin kur këta kryetar vendosën të  shkojnë në dalin të punojnë në komuna.

Përderisa serbët lokal ishin detyruar të shkonin në një tubim në mbështetje të presidentit serb Vuçiq, në veri, kryetarët ishin bërë gati për t’u vendosur në zyrat e reja.

Por, kundërshtimi i serbëve të irigjuar nga grupet kriminale ishte i ashpër, duke protestuar dhunshëm, duke sulmuar kështu policiënë, pjesëtarë të KFOR-it e edhe gazetarët.

Protestat vazhduan për muaj me radhë. Pavarësisht kësaj, këta kryetar po vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën e tyre.

Njëri i ngujuar në komunë. Dy në objekte alternative në fshatra shqiptar.  E tjetri në objektin e Komunës.

Derisa nismat për largimin e tyre janë aktivizuar, por edhe kërkesat nga komuniteti ndërkombëtarë që të mbahet një proces i ri zgjedhor kanë qenë të parreshtuara, në terren, shkaku i rrethanave të krijuara, kryetarët e rinj pak kanë pasur mundësi të ndikojnë.

“Kemi bërë shumë kërkesa këtu si banor të lagjës si banor të Mitrovicës së Veriut, të cilave kërkesa nuk I janë përgjigjur pozitivisht. Kemi bërë kërkesë edhe zyrtarisht, është arkivu në komunë I kemi taku njerëzit e tij sepse kryetarin është e pamundur me taku, është barikadu, është mbyllë në zyrën e tij nuk i takon qytetarët, nuk i takon asamblistët e vet”, ka thënë Rexhep Myftari – Qytetar, Mitrovica e Veriut.

Ndërsa analisti, Branislav Krstiq që vjen nga komuniteti serb po thotë se nuk sheh qytetar nga veriu i vendit që janë të kënaqur me kryetarët e këtyre komunave.

Ndonëse, sipas tij tashmë as Lista Serbe nuk është zgjidhje.

“A janë të kënaqur qytetarët nga veriu i vendit, me siguri jo. Sepse I kemi disa vendime nga ana e komunës lokale e cilia është mu më doket jo e pranueshme për shumicën nga veriu. Nuk po flasim për liritë e lëvizjës apo mundësin e hapjes së urës këtu por mua më duket që jemi në një pozitë pa pozitë në të cilën as Lista Serbe nuk ka mundësi të hy tash në lojë”, ka deklaruar Branislav Krstiq – Qytetar serb, Mitrovicë Veriore.

Zgjedhjet e reja për kryetarë të komunave, në vitin 2024 duket se janë të pashmangshme, e pas bojkotit fillestar, tani pritet që të marrin pjesë edhe partitë serbe.

Dhe me gjasat e mëdha që asnjëri prej kryetarëve aktualë të mos mbesin në ulëset e tyre, emrat e tyre tashmë mbeten në historikun e shkurtër politik, të këtyra komunave – të paktën për vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat