Në një xhami në Prishtinë nxënësve u jepet detyrë t’i “bindin” prindërit për të mos e festuar Vitin e Ri!

Aktuale

Në një xhami në Prishtinë nxënësve u jepet detyrë t’i “bindin” prindërit për të mos e festuar Vitin e Ri!

Nga: M.L. Më: 2 janar 2024 Në ora: 10:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Viti i Ri nuk u festua nga të gjithë në Kosovë. Ngjyrimet fetare e karakterizuan edhe këtë vit festën e vitit të ri.

Në Han të Elezit para disa u dogj bredhi dekorues i Vitit të Ri, ndërsa bëhej thirrje për të mos e festuar.

Kurse, në një xhami në Prishtinë është bërë thirrje në mënyrë të hapur për të mos festuar natën e ndërrimit të moteve.

Bëhet fjalë për xhaminë “Mati1” në kryeqytet, ku nxënësve iu dha një detyrë që me anë të vizatimeve t’i bindin prindërit e tyre për të mos festuar.

Në faqen zyrtare të kësaj xhamie në Facebook është përshkruar në detaje detyra që iu ëshë dhënë nxënësve.

“Në xhaminë "Mati•1", Prishtinë zhvilluam një aktivitet. Nxënësit kishin për obligim të paraqesin një ide në letër, me temë "Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri".

Ata sollën punimet e tyre në klasë dhe shpjeguan në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin tek prindërit e tyre të i bindin të mos festojnë një festë pagane.

Sollën: ajete, hadithe, ndërsa bredhit, babadimrit dhe shumë simboleve tjera u'a bënë me ❌.

Përveç kësaj, kam përgatitur një ligjëratë në PoëerPoint ku kam ligjëruar rreth temës "Jo festimit të vitit te ri"”, thuhet në postimin e Xhamia Mati 1 - Prishtinë", thuhet në postimin e kësaj faqeje .

Kjo gjë ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Mes tyre ka reaguar edhe analisti Rron Gjinovci, i cili ka ironizuar me pyetjen: Pse nuk shkojnë me jetu në Arabi për shembull

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat