Agjenda e Gjelbër, Kosova dhe Shqipëria përfitojnë nga mbështetja e BE-së

Aktuale

Agjenda e Gjelbër, Kosova dhe Shqipëria përfitojnë nga mbështetja e BE-së

Më: 3 janar 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Kosova dhe Shqipëria kanë hyrë në hartën e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Agjendën e gjelbër.

Projektet e mbështetura synojnë ndërtimin e energjive të përbashkuara, inkurajimin e ideve të reja, përmirësimin e cilësisë së vendimeve për reformat rregullatore dhe të nxitet monitorimi i raportimit.  Pjesë e aktiviteteve të mbështetura janë forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendimmarrësit, institucioneve kyçe rajonale dhe palëve të interesuara.

Përveç identifikimit dhe nxitjes së politikave të duhura, mbështetja e BE synon krijimin e kornizave për monitorimin e zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në nivel rajonal, por edhe mbështetjen e përfituesve në vendosjen dhe zbatimin e monitorimit dhe kornizat e raportimit në nivel kombëtar.

Pritmëria e projektit që zgjat deri në vitin 2025 është rritja e ndërgjegjësimit deri në futjen në programet mësimore të Agjendës së Gjelbër, por edhe përfshirjen e institucioneve shkencore si dhe pasqyrim i kësaj agjende në mekanizmat financiarë.

Në mbështetjen e platformës evropiane EU4Green, Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë korsinë e tyre të zbatimit të Agjendës së Gjelbër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat