“Serbia organizatore e sulmit terrorist në veri”

Aktuale

“Serbia organizatore e sulmit terrorist në veri”

Më: 3 janar 2024 Në ora: 18:34
Armë, municion, e pajisje tjera ushtarake të sekuestruara në manastirin e Banjskës të Zveçanit.

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është organizuar nga vetë strukturat shtetërore serbe.

Kështu thanë Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha.

Ibishi u shpreh se situata e sigurisë, sidomos në veri, do të jetë sfiduese për vitin 2024.

Krejt grupi terrorist që ai ka pri… e keqja është që bashkësia ndërkombëtare po presin deri sa të kryhen hetimet, ato duhet pritur një kohë të gjatë. Ata grupi terrorist nuk po dorëzohen, kjo do të jetë sfidë e vecantë. Mosvurja e sanksioneve ndaj Serbisë, tregon që ata po e sfidojnë bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën”, tha ai.

Hoxha theksoi se Serbia ka investuar mjaft shumë për trajnimin dhe organizimin e grupit terrorist serb që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023.

Sipas tij, ekstradimi i kriminelit Milan Radojçiq në Kosovë, është vështirë i mundshëm.

“Shteti serb ka investuar shumë në grupin terrorist, duke e caktuar si udhëheqës Radojciqit… Serbia në këto vite të fundit ka organizuar grupe të ndryshme, sidomos në Rashkë e në Nish. Duhet të shtjerrën hapat proceduralë për ta kërkuar ekstradimin e tij, që s’besoj që do të ndodhë, por që proceduralisht të jemi në hap me kohën. Nëse haset në Kosovë, nuk do të ishte çudi edhe nëse arrestohet brenda Kosovë, Serbia nuk i ka ndalur përpjekjen për destabilizim, kanë investuar shumë në Radojciqin, do ta shfrytëzojnë ende”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat