Gazetari i Deutsche Welle flet për mundësinë që liberalizimi të rikthehet si çështje politike

Aktuale

Gazetari i Deutsche Welle flet për mundësinë që liberalizimi të rikthehet si çështje politike

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:11
Bahri Cani

Më 1 janar 2024 ka hyrë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën.

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, komentoi se a ka rrezik që liberalizimi i vizave të rikthehet si çështje politike, derisa fajësoi politik bërjen e Kosovës për vonesën e deritanishme të lëvizjes së lirë.

Megjithatë, Cani e cilësoi të rëndësishëm faktin që vendet kryesore të zonave Schengen, janë të bindura që liberalizimi i vizave duhet të mbetet.

“Me rëndësi është që vendet kryesore të zonat Schengen janë shumë të bindura që liberalizimi i vizave duhet të mbetet. Ne e dimë shumë mirë që ka qenë një gjysmë deklaratë e Macronit, që e ka përmendur edhe këtë mundësi, mirëpo procedurat për pezullimin e liberalizimit janë pak më të komplikuara. Sa i përket faktorit politik në Kosovë, kjo pyetje duhet t’u bëhet personave atje, sepse vetë ata janë fajtorë për shumë gjëra e vonesa që kanë ndodhur deri tani”, deklaroi Cani.

Më tej, Cani foli edhe për pasojat e keqpërdorimit me lëvizjen e lirë, duke theksuar faktin që ndonjë vend mund të iniciojë pezullimin e liberalizimit të vizave.

“Liberalizimi i vizave do të ishte mirë të mos rrezikohet. Në qoftë se ka keqpërdorime masive të liberalizimit të vizave, siç është kalimi i afateve, kërkimi i azilit, ose kushte të tjera, mund të ndodhë që një vend të iniciojë pezullimin e liberalizimit të vizave. Kjo ka ndodhur edhe me Shqipërinë në vitin 2019. Duhet të ketë kujdes me respektimin e rregullave, sepse penalizimet janë krejtësisht të panevojshme”, shtoi tutje Cani.

Kujtojmë se liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat