BIK-u e kundërshton xhaminë që ftoi për mosfestim të vitit të ri: Do të intervistohet imami

Aktuale

BIK-u e kundërshton xhaminë që ftoi për mosfestim të vitit të ri: Do të intervistohet imami

Më: 3 janar 2024 Në ora: 20:25
Ilustrim

Ditë më parë, xhamia “Mati 1” në Prishtinë, që udhëhiqet nga hoxhë Fadil Musliu, bëri një postim në lidhje me vitin e ri, duke treguar se ka mbajtur një aktivitet me fëmijët për se si mund t’i bindin prindërit për për të mos e festuar vitin të ri.

BIK-u në Prishtinë e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

“Nuk jam i mendimit që të mos festohet edhe Viti i Ri, sepse, tek e fundit, fëmijët tanë, njerëzit, familjarët... ne nuk kemi kompetencë t’i ndalim dhe [t’u themi] të mos e festojnë Vitin e Ri. Kjo ka ndodhur dhe shpresoj që në të ardhmen nuk do të ndodhë. Është një gabim i rastit që ka ndodhur, është një lëshim i cili është bërë nga njerëzit kompetent”, theksoi Hetem Sopjani, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës për Radio Evropa e Lirë.

Tutje, ai ka njoftuar se do të intervistohet edhe imami.

“Do të intervistohet edhe imami. Do të thirret në takim imami, për gjërat të cilat kanë ndodhur dhe shpresojmë që në të ardhmen të mos ndodhin gjëra të tilla”, tha Sopjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat