Rrahja në Merdar, policia: Patrulla u sulmua nga persona të dyshuar, dy zyrtarë janë lënduar

Aktuale

Rrahja në Merdar, policia: Patrulla u sulmua nga persona të dyshuar, dy zyrtarë janë lënduar

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike, e cila ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Merdar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se rreth orës 10:00 në këtë pikëkalim kufitar ka ndodhur një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga  persona të dyshuar.

“Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Zëdhënësja e policisë nuk ka dhënë detaje të tjera, por sipas mediumit “ATV” i cili ka publikuar pamjet e përleshjes, shkak i kësaj situate është tejkalimi i kolonës. Në pamjet e publikuara dëgjohen bërtitma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat