Haziri për kolonelin Zemaj: I vrarë në pritë për të ndalur ndërtimin e paqes

Aktuale

Haziri për kolonelin Zemaj: I vrarë në pritë për të ndalur ndërtimin e paqes

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Lutfi Haziri në përvjetorin e 21-të të vrasjes e ka kujtuar kolonelin Tahir Zemajn, bashkë me familjarët e tij Enisin dhe Hasanin.

Ai ka thënë se koloneli është vrarë në pritë për të ndalur në rrugën e vështirë për ndërtimin e paqes. "Ai që e fiton luftën, di më mirë ta ndërtojë paqen", ka shkruar Haziri.

“Enisi, djali i tij, ishe afër babait duke e shijuar çdo ditë lirinë në Kosovë. Hasani, miku im, veprimtari i madh, i rezistencës, kryengritës për Liri, Pavarësi e Demokraci, jetoi si idealist dhe luftoi si i tillë. I ndalen, por ata nuk e dinë që u ringjallën.

Shembulli i tyre është mbjellë si farë te të gjithë ata që  besojnë në liri, atdhe e Zot”, ka shkruar tutje Haziri.

Ai ka thënë se drejtësia sado e vonë që të jetë, do të fitojë.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat