Sinani: Ndalesa e vizitës së Sveçlës në Luginë e dëshmon se Serbia s’do normalizim me Kosovën

Aktuale

Sinani: Ndalesa e vizitës së Sveçlës në Luginë e dëshmon se Serbia s’do normalizim me Kosovën

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:50

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, ka folur për lejen e vizitës që Serbia ia ka refuzuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në atë Luginë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se ndalesa e vizitës e dëshmon edhe një herë se Serbia nuk do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Kjo ftesë ishte bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, derisa po i bënim përgatitjet organizative për mikpritjen e ministrit ne e morëm mbrëmë njoftimin se kjo vizitë u anulua mbrëmë nga autoritetet e Serbisë pa ndonjë arsye, edhe pse kërkesa nga ana e Republikës së Kosovës ishte bërë në përputhje me marrëveshjet në Bruksel”.

“Kjo dëshmon se Serbia nuk ua lë shqiptarëve përdorimin e simboleve kombëtar, por përdorimit zyrtar, edhe një varg të drejtash tjera ku pakicat i gëzojnë kudo në botë. Ky rast mendojmë se duhet të shtrohet edhe nga autoritetet më të mëdha ndërkombëtare, sidomos nga ShBA-ja dhe BE-ja, ndaj çështjes së Luginës së Preshevës”, ka thënë Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat