Rrahja brutale e politikanit serb, vjen reagimi nga LVV – zyrtari ka një pyetje publike për Edi Ramën e Baton Haxhiun!

Aktuale

Rrahja brutale e politikanit serb, vjen reagimi nga LVV – zyrtari ka një pyetje publike për Edi Ramën e Baton Haxhiun!

Nga: A.M. Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:28
Edi Rama dhe Baton Haxhiu. Foto nga arkiva

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Avni Zogiani ka reaguar ka reaguar pas arrestimi dhe rrahjes brutale të politikanit serb Nikolla Sanduloviq nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Serbia e Vucciqit ka filluar të silleti si Rusia e Putinit.

Zogiani publikisht kishte edhe një pyetje për Ramën e Haxhiun.

“Do t'ishte mirë dikush t'iu bënte pyetje Edi Ramës e Baton Haxhiut, a vazhdojnë të kenë mirëkuptim për Vuçiqin!?” – shkroi ndër të tjera zyrtari i LVV-së, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shteti serb me Vuçiqin në krye ka filluar të sillet saktësisht si Rusia e Putin... Politikani opozitar Nikola Sanduloviç është sulmuar/helmuar(?) dhe në nje video shfaqet i paralizuar.

Bashkëshortja e tij ka alarmuar se ai është kidnapuar nga shtëpia.

Ky nuk është sulmi i vetëm që vartësit e Vuçiq kanë bërë ndaj kundërshtarëve.

Që prej se Perëndimi i quajti të manipuluara zgjedhjet në Serbi, opozita është në rrugë duke protestuar.

Do t'ishte mirë dikush t'iu bënte pyetje Edi Ramës e Baton Haxhiut, a vazhdojnë të kenë mirëkuptim për Vuçiqin!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat