21 vjet nga vrasja e Zemajt, nipi i tij tregon ngjarje interesante nga jeta e tij dhe mbrojta që u bëri ushtarëve shqiptarë

Aktuale

21 vjet nga vrasja e Zemajt, nipi i tij tregon ngjarje interesante nga jeta e tij dhe mbrojta që u bëri ushtarëve shqiptarë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:58
Armend Zemaj

Sot janë bërë 21 vjet nga vrasja e Tahir Zemajt. Për të folur për veprën e tij në këtë përvjetor në DPT te Fidani i ftuar ka qenë nipi i tij, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Sikur sot e 21 vjet vjet më parë për ne, për bashkluftëtarët, miqët dhe gjithë ata që e kanë dashur kolonelin është një ditë e dhimbjes por edhe e krenarisë kur sheh qindra e mijëra njerëz që e përkujtojn ë për punën, sakrificën dhe udhëheqjen ushtarake dhe gjithë atë që është zhvilluar për lirinë e Kosovës dhe demokracinë.”, ka thë Armend Zemaj.

Ai tha se drejtësia nuk e ka thënë fjalën e vet, por nderimi që i bëht është një justifikim për familjen.

Zemaj tha se zbardhja e vrasjes së Tahir Zemjat mbetet kërkesë e të gjithë atyre që e nderojnë te varri e shtatorja e tij.

Armend Zemaj foli për biografië e Tahjir Zemajt dhe vështirësitë, shkollimin dhe punën e tij.

“Sot ka dhjetëra njerëz që më shkruajnë dhe më tregojnë se si janë trajtuar ushtarët shqiptar aty ku axha Tahir ka qenë epror.Ata flasin me mburrje, krenari se si një epror shqiptar i ka mbrojtur shqip. Edhe gradën e parë të majorit e ka hukbur duke e mbrojtur një kolegë të tij shqiptar.”, tregoi ai.

Deputeti Zemaj foli edhe për burgosjen e axhës së tij Tahir Zemaj, me akuzën se u ndihmoi ushtarëve shqiptarë dhe dënimin e tij.

Ai tha se kundër tij ka pasur edhe dëshmitarë shqiptarë.

Armend Zemaj tha se kolonel Tahir Zemaj i ka falur edhe ata dhe nuk ak folur kurrë keq. Po ashtu ai ka folur për arratisjen e Zemajt nga Burgu i Dubravuës dhe ikjen e tij nga Kosova e përgatitjet e tij për luftën në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat