Enver Hasanit, babai ia vendosi emrin shkaku i respektit për Enver Hoxhën

Aktuale

Enver Hasanit, babai ia vendosi emrin shkaku i respektit për Enver Hoxhën

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:50
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori dhe veprimtari i njohur Enver Hasani ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin” në Klan Kosova, ku ndër tjera foli edhe për disa figura kyçe të historisë e politikes në trojet shqiptare.

Në mesin e këtyre figurave, Hasani foli edhe për diktatorin komunist i cili drejtoi Shqipërinë për shumë vite, Enver Hoxha.

Madje, Hasani zbuloi se babai i tij ia vendosi këtë emër pikërisht për shkak të respektit të madh që kishte për diktatorin Hoxha.

“Në Shqipëri shpesh më kanë pyet, iu thosha që kur kam lindë unë i kam thanë babës mos ma ngjit, por s’më dëgjoi. Kur kam lind unë më 1962, shqiptarët kanë besu që personifikimi i Shqipërisë me Enver Hoxhën është zgjidhja e vetme dhe absolute. Shqiptarët e kanë pa në atë kohë si për krenari. Do të thotë, konteksti i përgjithshëm i emrit lidhet me diktatorin komunist shqiptar, Enver Hoxha për të cilin baba im ka pas jashtëzakonisht respekt deri më 1976”, tregoi Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat