Zemaj përlotet teksa kujton momentet e fundit para atentatit ndaj Tahir Zemajt dhe Enis Zemajt

Aktuale

Zemaj përlotet teksa kujton momentet e fundit para atentatit ndaj Tahir Zemajt dhe Enis Zemajt

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:33
Armend Zemaj

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kujtuar vrasjen e xhaxhait të tij Tahir Zemajt dhe nipit Enis Zemajt, në vitin 2003 në hyrje të Pejës.

Zemaj është përlotur kur ka kujtuar momentet e fundit me ta para atentatit, shkruan Reporteri.net.

“Ka ardhë natën e dytë të vitit të ri në Prishtinë, nga Prishtina shkuam në Deçan. Vizituam familjen, ndejtëm disa orë, ishte edhe Enisi. Nesër në mëngjes, një djalë i tezës më kërkoi ta dërgojë në Aeroport. Ata kishin punë, në dalje të Pejës, te kombinati, në momentin kur është parkuar atëherë ka ndodhur atentati”, është shprehur Zemaj.

Enisi atë kohë nuk i kishte mbushur akoma 20 vjet.

“Lajmin e morëm shpejtë. Kur shkuam ata ishin aty. Dukej se ishte një organizim kriminal”, u shpreh tutje Zemaj.

Në hyrje të Pejës, në vitin 2003, ishte vrarë njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, koloneli Tahir Zemaj. Bashkë me Tahir Zemajn është vrarë dhe djali i tij, 20 vjeçar, Enisi si dhe dhe është plagosur për vdekje një i afërm, Hasan Zemaj.

Presidenti i atëhershëm i Kosovës, tashmë i ndjeri Ibrahim Rugova, kishe lëshuar komunikatë ku kishte thënë se vrasja e kolonelit Tahir Zemaj, një nga komandantët e UÇK-së së dikurshme, bashkë me të birin, Enisin dhe kushëririn, Hasan Zemaj paraqet “akt terrorist i drejtuar kundër përparimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së fëmijëve të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat