Kelmendi: Në Serbi rrihesh, nëse vendos lule mbi varr shqiptar; çmohesh si hero, nëse vret shqiptar

Aktuale

Kelmendi: Në Serbi rrihesh, nëse vendos lule mbi varr shqiptar; çmohesh si hero, nëse vret shqiptar

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:53
Adriatik Kelmendi

Adriatik Kelmendi ka publikuar një shkim në rrjetin social “X”, ku ka komentuar rrahjen brutale të Nikola Sanduloviqit, politikan serb.

Ai ka shkruar se në Serbi rrihesh nëse vendos lule mbi një varr shqiptar, ndërsa çmohesh si hero nëse e vret një shqiptar.

Pra Kelmendi ka bërë një ndërlidhje me vendosjen e luleve mbi varrin e Adem Jasharit, komandant legjendar i UÇK-së, nga ana e Sanduloviqit, dhe Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe që e pranoi se e organizoi sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

“Është zyrtare: Sot në Serbi do të ndiqesh penalisht dhe do të rrihesh nëse vendos lule mbi një varr shqiptar, por do të përshëndetesh si hero nëse do të vrasësh një shqiptar!

Akuza formale për Nikolla Sanduloviqin, besoni apo jo, është se ai “përhap urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule mbi varret e shqiptarëve dhe duke kërkuar falje nga shqiptarët për krimet e kryera”.

Mizore!!!” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat