Hamiti: Nëse zbatohet draft-statuti i BE-së krijohet autonomi politike-territoriale serbe e jo thjesht Asociacion komunash

Aktuale

Hamiti: Nëse zbatohet draft-statuti i BE-së krijohet autonomi politike-territoriale serbe e jo thjesht Asociacion komunash

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:16
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, e që thotë se Kosova është e ftuar që të jap komentet dhe sugjerimet për draftin që është në tryezë.

Hamiti tha se nëse zbatohet, ky dokument krijon autonomi politike-territoriale serbe në Kosovë dhe jo thjeshtë Asociacion të Komunave.

“Mos e harroni Draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që e ka hartuar BE-ja, i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe kjo e ka pranuar. “Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, ka thënë sot zëdhënësi i BE-së Peter Stano.  Nëse zbatohet, ky dokument krijon autonomi politike-territoriale serbe në Kosovë – jo thjesht Asociacion komunash – në kundërshtim me rendin aktual kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Hamiti.

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit.

Tani, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, ka thënë Stano për REL.

Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është “një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave”.

“Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft”, ka vijuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat