Pritje deri në shtatë orë e kolonë 3.5 km, gjendja aktuale nëpër pikat kufitare

Aktuale

Pritje deri në shtatë orë e kolonë 3.5 km, gjendja aktuale nëpër pikat kufitare

Më: 6 janar 2024 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Mërgimtarët që po kthehen në vendet e perëndimit pas pushimeve në Kosovë, po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare kolona ka arritur në 3 mijë e 500 metra, derisa pritjet po zgjasin deri në 7 orë.

Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitarë në Mutivodë, ku duhet të presin deri në 2 orë e gjysmë.

Image
Raporti

Te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 1 orë e 10 minuta, derisa në Jarinje një orë. Ndërkohë, në Muçibabë pritjet janë deri në gjysmë orë. Në pikat tjera kufitare s’ka pritje të gjata.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat