Vdekja tragjike e dy mërgimtarëve në Hungari, kryetari i Rahovecit shpreh ngushëllime

Aktuale

Vdekja tragjike e dy mërgimtarëve në Hungari, kryetari i Rahovecit shpreh ngushëllime

Më: 6 janar 2024 Në ora: 12:19
Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi

Mbrëmë në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë vdekur dy mërgimtarë nga Kosova.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe Jetmir Rexhepi nga Rahoveci.

Për vdekjen e tyre sot ka shkruar kryetari i Rahovecit, Smaj Latifi, i cili ngushëlloi familjet e të ndjerëve.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni. Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe!”, ka shkruar ai.

Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katërmuajshe, kurse Jetmir një djalë 1 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat