​Aksidenti në Hungari, Gërvalla: Përmes misioneve diplomatike po kryhen procedurat për kthimin e trupave

Aktuale

​Aksidenti në Hungari, Gërvalla: Përmes misioneve diplomatike po kryhen procedurat për kthimin e trupave

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:06
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas rastit tragjik në Hungari, ku dy shtetas të nga Kosova humbën jetën në një aksident trafiku.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.

Postimi i plotë i Gërvalles:

Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari.

Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre.

Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.

Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat