Avokati i Popullit: Kufizimi i vizitave në Hagë, është cenim i të drejtave të njeriut

Aktuale

Avokati i Popullit: Kufizimi i vizitave në Hagë, është cenim i të drejtave të njeriut

Më: 8 janar 2024 Në ora: 23:40
Avokati i Popullit, Naim Qelaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka folur rreth vendimit të fundit që vendos masa strikte për vizita në Hagë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

Qelaj ka thënë se nuk ka fare komunikim me Avokatin e Popullit të Gjykatës Speciale.

“Lidhur me Hagën dhe bashkëpunimin me Avokatin e Popullit të Dhomave të Specializuara të them të drejtën, unë prej se jam në mandat të avokatit të popullit nuk kam pasur komunikim të duhur me avokatin e popullit të Dhomave të Specializuar”.

“Në fillim të vitit 2021 kam pasur një komunikim me të njëjtin, me link online për shkak të masave të pandemisë, kam kërkuar me taku në vizitën që kam bërë, dhe më është thënë që nuk ndodhet në Hagë. Dhe nuk kam komunikim me këtë avokat të popullit”, ka thënë Qelaj.

Ai ka thënë se kufizimi i vizitave është cenim i të drejtave të njeriut.

“Besoj dhe mendoj mbi bazë të kompetencave që kam që të drejtat minimale që duhet t’i ketë një i burgosur janë përveç se të rëndësishme edhe të domosdoshme me u respektu. Cenimi i privatësisë të vizitave paraqet problem dhe shqetësim, i kufizuar në mandatin tim nuk mund të jap koment zyrtar, edhe vet kufizimi i vizitave në periudhën kur është ngritur aktakuza, janë siguruar prova, dëshmitarët, është e panevojshme dhe mund të konsiderohet si cenim i të drejtave të burgosurit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat