Prokuroria dhe Policia po zhvillojnë aksion në disa lokacione të Kosovës, këto janë dyshimet

Aktuale

Prokuroria dhe Policia po zhvillojnë aksion në disa lokacione të Kosovës, këto janë dyshimet

Më: 9 janar 2024 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më konkretisht Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë është duke zhvilluar një aksion që nga mëngjesi përfshirë disa lokacione në nivel të Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se ky aksion është realizuar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga persona zyrtarë e qytetarë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do t’iu njoftojë me kohë për zhvillimet nga ky aksion, pasi të mbarojë i tëri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat