SHKK parandalon futjen e kontrabandes në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Aktuale

SHKK parandalon futjen e kontrabandes në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:01
Foto nga vendngjarja

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitorët është tentuar të futen mjete monetare.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç ‘rast kanë lokalizuar mjetet monetare.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës

Image
Paratë e konfiskuara

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat