“Gjykime me vdekje”/ Avokati Halilaj ‘tërbon’ të burgosurit e Gjykatës Speciale: Është sukses me shpëtu me 26 vite burgim

Aktuale

“Gjykime me vdekje”/ Avokati Halilaj ‘tërbon’ të burgosurit e Gjykatës Speciale: Është sukses me shpëtu me 26 vite burgim

Nga: N. Sh. Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:23
Gazmend Halilaj dhe krerët e UÇK-së

Avokati Gazmend Halilaj ka shpërnda një video në rrjetin social Facebook, ku ka folur për ish-krerët e UÇK-së dhe gjykatën e cila ka funksionu në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ai thotë se ato veprime kanë qenë të paligjshme pasi që e kanë formu Gjykatën ushtarek me një gjyqtar, pa shkallë të dytë dhe me shqiptu dënime më vdekje pa Prokurori.

Sipas tij, e patën formu Gjykatën me shqiptu dënime me vdekje në emër të patriotizmi pa avokat.

“Qysh mundesh me formu Gjykatën me shqiptu dënime me vdekje me një gjyatar, pa ia dhanë mundësinë me u mbrojtë. Mirë, filani e meriton me gjyku me vdekje, por ti ku po e merr atë të drejt, ti kush je, në çka po e bazon atë drejt, pasi bëhet fjalë për jetë të njerëzve”, thotë Halilaj.

Halilaj tregon edhe për avancimin e shumë njerëzve që janë bë pas luftës nga Hashim Thaçi.

“Ata njerëz që në kohën e luftës kanë qenë të dyshuar, ata prej vet Hashim Thaçit janë avancu në pozita më të larta pas luftës. Është dashur me qenë shumë i shantazhun për me marr një pozitë të ndjeshme paslufte”, thotë ai.

Avokati shton se në luftë janë vra shumë njerëz të mirë që nuk e kanë pas askën hiç.

Ai shton se ata që janë në Hagë, Qeveria ua paguan shpenzimet, teksa pohon se, është sukses me përfundu me 26 vite burgim atje.

“Lufta është diçka e shenjtë, kontributi është e shenjtë. Vrasjet, uzurpimet, kidnapimet, burgosjet, këto nuk kanë të bëjnë me luftën, janë veprime të ulëta. Vrasjet politike janë bërë për qëllime kryekëput politike”, potencon tutje avokati Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat