Kurti takohet me ambasadorin suedez, flasin për ekonominë dhe shkëmbimet tregtare

Aktuale

Kurti takohet me ambasadorin suedez, flasin për ekonominë dhe shkëmbimet tregtare

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:46
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund.

Sipas komunikatës së qeverisë, në takimin e parë këtë vit me Ëesterlund, Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë.

“Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat