Nesër varrosen dy të rinjtë që vdiqën në një aksident në Hungari

Aktuale

Nesër varrosen dy të rinjtë që vdiqën në një aksident në Hungari

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:03
Viktimat e aksidentit

Dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën në një aksident në Hungari, do të varrosen nesër më 11 janar.

Kushtrim Hoxha, do të varroset në varrezat e lagjes Petrovë të Prizrenit.

Kështu ka deklaruar Bashkim Hoxha, axha i Kushtrim Hoxhës.

“Procedurat e tërheqjes së trupave të pajetë nga morgu i një spitali në Hungari, të Kushtrim Hoxhës dhe dhëndrit Jetmir Rexhepi janë kryer sot para dite”, tha ai.

Ai tha se ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 12:00 (me kohën e drekës).

Sipas tij, kufomat e tyre do të sillen përmes Kroacisë në Malin e Zi, nga Mali i Zi në Shqipëri e më pas në Kosovë.

“Kjo për shkak se Serbia nuk po i lejon të kalojnë përmes territorit të tyre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat