Gruda: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese do të ashpërsohen me afrimin e zgjedhjeve të reja

Aktuale

Gruda: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese do të ashpërsohen me afrimin e zgjedhjeve të reja

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:28
Përparim Gruda

Koordinatori për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, ka thënë se Gjykata Kushtetuese, institucionet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet e pavarura, po sulmohen nga Qeveria Kurti për një arsye themelore: për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara.

Gruda parashikon se këto sulme veçse do të shpeshtohen. “Këto sulme do të ashpërsohen edhe më shumë sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që të ndërtojnë një alibi për dështimin për të përmbushur premtimet e dhëna para votuesve”.

Nuk ju ka faj Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër për paaftësinë e tyre për të realizuara reformat e premtuara. Për të vërtetuar këtë, vetëm merreni rastin e vetingut: Ministrisë së Drejtësisë i janë dashur dy vite kohe që t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetueses amendamentet për këtë proces, tani akuzojnë gjykatën që ka vonuar vlerësimin e saj për ato amendamente.

Po këta që i vonuan 2 vite që t’i dërgojnë në Gjykata, kanë ndonjë faj, apo këta janë të pagabueshëm?

Procesi i vetingut është zhbllokuar dhe ka marrë rrugë vetëm pas propozimit të PDK-së që ky proces të zhvillohej përmes një Komisionit të Veçantë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat