Policia njofton se do t’i bllokojë disa rrugë për të kaluar eskorta e kyreministrit irlandez

Aktuale

Policia njofton se do t’i bllokojë disa rrugë për të kaluar eskorta e kyreministrit irlandez

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:56
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se do t’i bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi në Kosovë do të qëndrojë për vizitë dy ditore kryeministri irlandez, Leo Varadkar.

Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, do të qëndrojë për vizitë dyditore në Kosovë nga data 10 deri më 11 janar 2024, së bashku me një delegacion shoqërues.

Njoftimi i plotë i policisë:

Njoftim për vizitën e Kryeministrit të Irlandës

Prishtinë, më 10 janar 2023

Nga data 10 deri më 11 janar 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Irlandës, zotëri Leo Varadkar së bashku me një delegacion shoqërues.

Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat