Halimi, Haxhiut: Absurde që merresh me të kaluarën pa realizuar asnjë reformë të vetme

Aktuale

Halimi, Haxhiut: Absurde që merresh me të kaluarën pa realizuar asnjë reformë të vetme

Më: 10 janar 2024 Në ora: 18:25
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, që po e përmbyll mandatin pa asnjë reformë e po merret vetëm me të kaluarën.

Reagimi i saj erdhi pasi Haxhiu sot doli në përkrahje të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili ka thënë se Gjykata Kushtetuese është jokredibile dhe jokompetente.

“Është absurde që Ministrja Haxhiu të merret me të kaluarën e pengesat, ndërkohë që një mandat i tërë qeverisës po shkon drejt fundit, pa realizuar asnjë reformë të vetme”, ka shkruar Halimi në Facebook.

“Nëse mund ta quajmë ‘pengesë’ Gjykatën Kushtetuese, e cila i ka kthyer mbrapsht ligjet dhe amendamentet e keqformuluara, të cilat ndeshen me konstruksionin juridik ndërkombëtar dhe vendor, atëherë po flasim për një tendencë për deformim dhe nënshtrim të gjithë shoqërisë ndaj diktatit të partisë në pushtet dhe paaftësisë së tyre për të qeverisur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat