Boone tregon çka i tha Lajçakut në takim

Aktuale

Boone tregon çka i tha Lajçakut në takim

Më: 10 janar 2024 Në ora: 19:01
Foto nga takimi

Lehtësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje njoftoi se ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë shtetërorë të Francës.

Nga ato takime, ai tha se ka marrë mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndër takimet që ai i zhvilloi në Paris ishte edhe ai me Laurence Boone, Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme në qeverinë franceze.

Kjo e fundit njoftoi sot për takimin me Lajçakun, për të cilin tha se ia ritheksoi atij mbështetjen e Francës për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“E lumtur që takova Miroslav Lajçakun dhe pata mundësinë që të ritheksoja mbështetjen tonë konstante për normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu mirëprita progresin e fundit në lidhje me njohjen reciproke të targave të automjeteve”, tha Boone në X.

Diplomati evropian gjatë kësaj vizite është takuar edhe me këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Bonnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat